Lajçak tregon për raportimin në Këshillin e Europës: I informova për dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar për aktivitetet e tij të fundit në një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se ishte në Firencë për seminarin për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor dhe për raportimin në Këshillin e Europës, ku i informoi anëtarët e kësaj organizate edhe për “dinamikën aktuale të dialogut” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

banner

“Një ngjarje që e pres gjithmonë me padurim është seminari i rregullt për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor, i organizuar nga Instituti Universitar Europian në Firence. Ishte frymëzues përfshirja në një diskutim të gjallë rreth politikëbërjes së BE-së, politikës në zhvillim të zgjerimit dhe sfidave me të cilat përballet rajoni sot”, shkroi Lajçak.

“Nga Firence, udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Europës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin t’i informoj anëtarët e Këshillit të Europës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai

Në Strasburg, Lajçak tha se e shfrytëzoi mundësinë edhe “për të bashkëvepruar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Europës për dosjet tona përkatëse”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy