Lëngu i qepës për pastrimin e organizmit dhe kundër katër sëmundjeve, mes tyre edhe kancerit

by Merita

Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë.

Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.

Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe në vlera kundër kancerit dhe mykut.

Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene.

Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë.

Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lajeni qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Cajin e qepës ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me më efikasitet të ftohurën.

Një mënyrë tjetër kërkon që qepët t’i zieni bashkë me lëkurën.

Mjafton të pritni pesë feta të holla me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me qepët me gjithë lëkurë, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil.

Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë./Agroweb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023