Arsene Wengeri ka bërë parashikimet e tij për “EURO 2024”.
Ish-trajneri i njohur ka veçuar Shqipërinë, Skocinë dhe Austrinë si tre Kombëtaret që mund të jenë befasia e madhe e këtij kompeticioni,
Pavarësisht se kuqezinjtë gjenden në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Wengeri beson se ata kanë cilësitë e duhura për të shkaktuar surprizën e madhe në Kampionatin Europian.
“Shqipëria mund të jetë kali i zi (i Europianit), sepse kanë cilësi. Mund të jenë ata (befasia). Dy të tjera që mund të krijojnë vërtetë befasi janë Skocia, sepse nuk kanë qenë asnjë herë kaq mirë sa janë, dhe Austria. Favoritët për të fituar turneun janë Franca dhe Anglia”, ka thënë Arsene Wengeri
Fituesi në fuqi i “EURO-s” është Italia, e cila e kishte mposhtur në finale Anglinë pas penalltive.