Kolesteroli i lartë dhe dislipidemia në përgjithësi, janë një problem shëndetësor i përhapur që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shumë njerëz përdorin suplementet e kolesterolit si një zgjidhje natyrale për të ulur kolesterolin e keq pa pasur nevojë të përdorin medikamente (të tilla si statina).
Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit dhe ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.
Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore:
– Mirëmbajtjen e strukturave qelizore, – prodhimin e acideve biliare në zorrë, – mundësimin e prodhimit të vitaminës D dhe – ndihmë për prodhimin e hormoneve.
Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.
Nivelet e duhura të kolesterolit në gjak
Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl.
Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl.
Në këtë artikull do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq.
Përbërësit:
-2 lugë gjelle mjaltë,
-1 lugë gjelle kanellë pluhur,
-1 filxhan me çaj jeshil.
Përgatitja: Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë. Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan. Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.
Si ta përdorni kurën kundër kolesterolit?
Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë. Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes.
Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm.
Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak.
Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin.
Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut.
Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës, me nje ushqyerje të shëndetshme, dhe me aktivitet te rregullt fizik, që na ndihmon të ruajmë peshën e trupit.