Zjarr në Pallatin e Versajës në Francë, evakuohen turistët

by Merita

Një zjarr ka rënë në Pallatin e Versajës, pranë Parisit. Sipas mediave franceze, zjarri ra në një pjesë të çatisë në ndërtim por u vu shumë shpejt nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Pamjet e tymit që del nga ndërtesa janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda u evakuuan pasi u ndez alarmi i zjarrit.

Pallati i Versajës është një nga sitet turistike më të vizituara në Francë. Pallati është një ish-rezidencë mbretërore e porositur nga Mbreti Louis XIV e vendosur në Versajë, rreth 19 km në perëndim të Parisit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy