Haradinaj: Është koha që të ecim përpara drejt fitoreve për Kosovën

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Podujevë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Llapi dhe njerëzit e saj e dëshmuan veten, në periudhën e luftës sikurse gjatë tërë historisë. 

banner

“Ditëlindjen e Degës së Aleancës në Podujevë po e shënojmë në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Llapi dhe njerëzit e saj e dëshmuan veten, në periudhën e luftës sikurse gjatë tërë historisë. Kjo trevë e nderoi veten me luftëtarë të zotë, me të cilët krenohet sot kombi ynë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rrugëtimi i AAK-së në Podujevë nuk ka qenë i lehtë por asnjëherë nuk jemi ndal për ta ngritë mirëqenien e e qytetarit

“Rrugëtimi në Podujevë për Aleancën nuk ka qenë i lehtë por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk jemi ndalë që sa herë që ishim në vendimmarrje kësaj treve përmes politikava të favorshme t’i japim shtysë në ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik. Me një ekip të ri dhe riformatizim të Degës, nën lidershipin e z. Baki Feta rezultati i Aleancës do të jetë më i miri i arritur ndonjëherë. 

Është koha që të ecim përpara drejt fitoreve për Kosovën!”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy