Kombëtarja e Argjentinës po bën përgatitjet e fundit për fillimin e rrugëtimit në Kupës së Amerikës, duke shkuar në turne si kampione në fuqi.
Epo, është më shumë se kaq – Albicelestes janë gjithashtu kampion bote
Ndërsa bashkëlojtarët e Lionel Messit nuk mund të mos e rishikojnë herë pas here ndeshjen e fundit në Katar, vetë kapiteni argjentinas me sa duket refuzon ta bëjë këtë
“Nuk e shikoj! Të paktën jo tani për tani. Kujtimet janë ende aty dhe jeta vazhdon”, deklaroi Messi për Infobae.
“Unë nuk do të ndryshoja asgjë që ndodhi atë natë”.
Lionel Messi për më shumë zbuloi se nga futbolli synon të pensionohet jo edhe shumë larg, ndërsa Inter Miami është klubi i fundit – aty ku edhe do ta mbyllë karrierën