Nën hetim pasuror, Monika Kryemadhi mbi 5 orë në Prokurorinë e Posaçme

by Nexhat

Në Shqipëri deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi pasuror që po kryhet ndaj saj.

Isha në Prokurori, për t’u përgjigjur rreth padisë së rremë që Erion Veliaj ka bërë me shërbërtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia, dhe atyre që ka mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme, ballafaquam të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që ata kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektn e pyetjeve dhe përgjigjeve”, tha zonja Kryemadhi, kur doli nga Prokuroria e posaçme pasdite, pas më shumë se 5 orësh qëndrimi përballë hetuesve.

banner

Ajo ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se pasuritë e saj burojnë nga pronat e familjes, dhe se paditë kundër saj janë sponsorizuar nga persona të lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilin ajo ka bërë disa kallzime. E ëma e zonjës Kryemadhi po ështu është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa në banesën e saj u sekuestrua dhe një telefon celular që i përkiste deputetes.

Hetuesit kanë në duar dhe një tjetër çështje që lidhet me një lobim të ish Lëvizjes socialiste për integrim, në Shtetet e Bashkuara si dhe me rastin CEZ-DIA, për të cilin ka një denoncim ndaj ish presidentit Meta. /VOA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy