Nëntë të vrarë nga sulmet ruse në qytetin e lindjes së Zelenskyt

by Nexhat

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 29 janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, thonë zyrtarët lokalë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se pesë fëmijë janë në mesin e të plagosurve pasi një ndërtesë banimi u godit të mërkurën. Më herët, katër persona u raportuan të zhdukur.

banner

Shërbimet e urgjencës, policia dhe vullnetarët tani po kërkojnë në rrënoja. Në vendngjarje janë dërguar qentë e kërkimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar publikisht sulmin e raportuar në qytetin e lindjes së presidentit ukraina,s Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e viktimave.

“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina – së bashku me partnerët e saj – duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit,” tha ai, shkruan BBC

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy