Stoltenberg: NATO merr përsipër koordinimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

by Nexhat

NATO është e gatshme të marrë përsipër koordinimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë vendet anëtare po përshtatin aftësitë e tyre bërthamore me situatën e re, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Unë pres që ministrat të miratojnë planin që NATO të udhëheqë koordinimin e dërgimit të ndihmave dhe trajnimit të ushtarëve të Ukrainës”, tha norvegjezi përpara takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

banner

Aleanca po përpiqet të mbrojë mekanizmin e ndihmës ushtarake, ndërsa skeptiku ndaj NATO-s, Donald Trump, kërkon të fitojë mandatin e dytë presidencial në zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Ky është një element kyç i paketës sonë për Ukrainën të miratuar në samitin e Uashingtonit, së bashku me një angazhim financiar afatgjatë”, shtoi Stoltenberg

Ky i fundit deklaroi se muajt e fundit Rusia ka shtuar retorikën e rrezikshme bërthamore ndërsa Kina po modernizon gjithashtu aftësitë bërthamore.

“Aleatët do të diskutojnë përshtatjen e vazhdueshme të aftësive tona bërthamore me mjedisin aktual të sigurisë. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në këtë përshtatje”, shtoi ai.

Ndryshe, Stoltenberg pritet të zëvendësohet në muajt e ardhshëm pasi i mbaron mandati si shef i NATO-s

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy