Sveçla e Balla vizitojnë pikën kufitare në Vërmicë: 25-vjetorin e çlirimit e shënojmë pa kufij me Shqipërinë

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës e shënojnë pa kufij me Shqipërinë.

Sveçla bëri të ditur se bashkë me homologun e tij të Shqipërisë, Taulant Ballën, sot vizituan kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë, ku tha se nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve nga të dyja vendet.

banner

“Me qëllimin e realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve të dy vendeve tona, nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për ta. Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”.

“Në shënim të përvjetorit të çlirimit të vendit tonë, janë shënjuar edhe 20 vendkalimet e veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave”, shkroi Sveçla, .

Më tej, ai tha se do të vazhdojnë me qëllime më të mira të të përafrimit të të dyja vendeve, ashtu siç, sipas tij, i njeh historia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy