Bedri Shabani ka kontaktuar edhe me ish -shefin e SUP’it në Ferizaj – “BIA të veprojë më shpejt dhe më fort në Kosovë”

by Nexhat

Bedri Shabani dyshohet se kërkonte nga ish-shefi i SUP-it (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në Ferizaj, Bogoljub Janicijevic, që t’i nxiste njerëzit e BIA-s të vepronin më shpejt dhe më fort në raport me zhvillimet në Kosovë, ka mësuar Gazeta Express nga burime të besueshme të saj.

Bedri Shabani, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për spiunazh, dyshohet se ishte në kontakt edhe me ish shefin e “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” (SUP), për Ferizaj në vitin 1999, Bogoljub Janicijevic, i cili ka dy fletarreste nga drejtësia kosovare

banner

Burimet thonë se ekzistojnë edhe përgjimet që dëshmojnë se Bedri Shabani flet me Janicijevicin.

Organogrami i Human Rights Watch tregon emrat nga struktura e “Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë” (MUP), gjatë vitit 1999, puna e të cilëve lidhej me Kosovën. Në krye të kësaj strukture ishte Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ndërkohë që aty figuron edhe Janicijievic si përgjegjës për Ferizaj.

Ndërsa sot gjatë ditës The Geo Post publikoi edhe përgjimin e radhës ku Bedri Shabani flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë. Nga ky përgjim u bë e ditur se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun”, Bogoljub Janicijevic.

Për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, javën që e lam pas gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim mbi dyshimet për spiunazh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy