Britani: 17 vjeçarja e varur nga cigaret elektrike humb një pjesë të mushkërisë

by Merita

Një baba i tronditur në Britani po përpiqet të paralajmërojë prindërit për rreziqet e cigareve elektrike që ‘shpuan’ një vrimë në mushkërinë e bijës së tij, e cila tymoste ekuivalenten e rreth 400 cigareve në javë, shkruan rrjeti DailyMail.

Mark Blight dërgoi në spital me urgjencë të bijën Kyla Blight më 11 maj pasi ajo humbi ndjenjat dhe fytyra nisi t’i kthehej në ngjyrë blu teksa po qendronte ne shtëpinë e nje shoqeje.

banner

Zemra e 17-vjeçares thuajse kishte ndaluar teksa në operacioin që pasoi doktorët u detyruan të hiqnin një pjesë të mushkërisë së saj.

Kyla, kishte nisur të tymoste mjetet elektrike prej moshës 15 vjeçare duke besuar se ishte një ‘zakon i padëmshëm.’

Për fat ajo shpëtoi dhe pas operacionit Kyla ajo duhet të kalonte një periudhë tre-javore rekuperimi para se të kthehej në shtëpi. Ajo thotë tashmë se është e tmerruar përjetë nga cigaret elektrike dhe nxit të tjerë të rinj t’i flakin ato pasi “nuk ia vlen”.

Babai i saj thotë se shenjat e para të shëndetit të së bijës erdhën në nëntor 2023 kur Kyla u dërgua në spital prej një ataku kardiak, por ai nuk e dinte masën e tymosjes së kimikateve që e bija bënte.

Analizat tregonin asokohe për një vrimë në mushkërinë e saj por pas disa javësh doktorët i thanë se shëndeti po rikuperohej.

Por vajza u shtrua përsëri në spital në maj kur mushkëria e saj ndaloi së funksionuari.

Zoti Blight thotë se kishte kapur njëherë të bijën duke pirë cigare elektrike por nuk e dinte që e ajo bënte prej dy vjetësh dhe masën e varësisë.

Shifrat në Britani tregojnë se një në çdo tre të mitur ka provuar këto aparate dhe në tre vitet e fundit numrat janë rritur më shumë, megjithse praktika ndalohet per te miturit.

Cigaret elektrike i bëjnë njerëzit të thithin avull nikotine që prodhohet nga ngrohja e kimikateve si glikol propileni, glicerine, dhe shije të tjera, shkruan rrjeti britanik Daily Mail..

Doktorët kanë dhënë alarmin e një vale sëmundjesh të mushkërive, të dhëmbëve apo dhe kancerit nga kjo praktike që reklamohet si e padëmshme nga korporatat prodhuese.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy