47
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës ranë dakord që t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse.
Diplomatët konfirmuan se dakordësia për këtë marrëveshje u arrit para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës.
Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit, por Kievi pritet t’i marrë paratë nga fundi i këtij viti.
Në samitin e G7 që mbahet në Itali do të jetë dhe presidenti i Ukrainës, Zelensky, i cili pritet të nënshkruajë marrëveshjen e re të sigurisë me liderin amerikan Joe Biden.