Gjykata Themelore Prishtinë dënon me 38 vite burg tre të akuzuar dhe një të mitur për vrasje të rëndë

by Nexhat

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ka vendosur për çështjen penale ndaj të akuzuarve L.S, A.S, I.S dhe ndaj një të mituri. I akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej  tridhjetë ( 30 ) vite, për veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata tutje njofton se i akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite burgim, për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, i cili  dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i akuzuari A.S është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje

I akuzuari i tretë I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (vite) e 4 (katër) muaj, për veprat penale Sulmi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërsa i mituri është shpallur fajtor për veprën penale Lëndim i lehtë trupor dhe gjykata i shqiptoj masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i mituri është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje

 Themlorja në Prishtinë njofton se të akuzuarve L.S, I.S dhe A.S do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit L.S, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri, por  jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim prej 30 (tridhjetë) vite.

“Detyrohen tre të akuzuarit dhe i mituri që në mënyrë solidare t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 500,00 (pesëqind) € (euro), si dhe në emër të kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga  pesëdhjetë (50) € (euro), të gjitha këto në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

“Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy