Haziri: 25 vjetori i çlirimit na gjen pa marrëdhënie partneriteti me BE-në, NATO-n e ShBA-në

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se në 25-vjetorin e çlirimit, Kosova ndodhet në një pozitë jo të mirë të shtetësisë.

“Po flasim për shtetësi të papërmbyllur, po flasim për një Kosovë e cila është në masa ndëshkuese dhe në masa kufizuese politike, pa raporte të mira të fqinjësisë, e cila bie në kundërshtim me misionin dhe me garancitë politike që i ka dhënë Kosova, pa marrëdhënie partneriteti të qëndrueshëm me BE-në e NATO-n, e në veçanti që ne kemi pretenduar me marrëdhënie speciale me ShBA-në, kemi edhe këtu diskutime se në çfarë nivele ekzistojnë këto marrëdhënie”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

banner

Tutje ai shtoi se është e dhimbshme që kjo festë të kalojë siç tha, “me këta mysafirë që janë kontributdhënës në Kosovë, janë partnerë të Kosovës, por janë krejt në klubin e të pensionuarve politikë”, duke iu referuar mysafirëve si Tony Blair, George Robertson, William Walker, etj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy