Në përgjimin e dytë të “The Geopost”, shtetasi i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic. Nga biseda konfirmohet se ata janë takuar fizikisht disa ditë më parë.
Sipas të dhënave, takimi fizik mes Shabanit dhe oficerit të BIA-s është zhvilluar në qytetin e Nishit të Serbisë më datë 17.05.2023. Sipas telefonatës së datës 23.05.2023, mësohet se Rosic ka lidhje profesionale me “shokun tjetër”, Bogoljub Janicijevic, i cili në vitin 1999 ka qenë shef i të ashtuquajturit “Sekretariati i Punëve të Brendshme” për Ferizajn.
Gjatë bisedës bëhet e ditur se në ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani kishte dorëzuar tre tekste. Audioja është e censuruar dhe nuk dihet se cilat janë ato tekste! Për këtë, Shabani kishte pyetur, “a ka pasur rastin t’i shohë më parë?”. për të cilën Rosic përgjigjet me “jo”.