Konferenca e Rambujesë, Hasani tregon se si ishte refuzuar viza për në Paris: Unë e kam ditë afërsisht arsyen…

by Nexhat

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, që ishte pjesë e ekipit në Konferencën e Rambujesë që i kishte hapur rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO’s në Kosovë, ka treguar mbrëmë se si i ishte refuzuar viza dhe s’kishte mundur të shkonte në Paris, ku ishte mbajtur raundi i dytë i bisedimeve.

Ai tha se arsyeja ka qenë pikërisht roli në Rambuje.

banner

“Në Paris nuk kam qenë për shkak se s’kam mujt me marr vizën, për arsye se viza është çështje diskrecionale e shtetit s’ta jep arsyen, por unë e kam ditë afërsisht pse për shkak të rolit në Rambuje…”

Hasani ka thënë se për këtë cështje do të shkruaj më shumë në autobiografinë që është duke e përgatitur.

Hasani ka thënë se nëse nuk do të pranohej Marrëveshja e Rambujesë, lufta do të vazhdonte dhe se kjo do të ishte fitore e madhe për Millosheviqin.

“Kish vazhdu lufta, tragjedia dmth kish vazhdue dhe ajo kish me qenë fitore e madhe për Milloshevqin, sepse perëndimi i ka pasur duart e lidhura, siç e thotë edhe Madeleine Albright dhe siç e thonë edhe tjerët”, ka thënë Hasani në DPT te Fidani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy