Deputeti demokrat Ervin Salianji ka drejtuar një apel për të gjithë demokratët në Partinë Demokratike
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili njohu si kryetar të kësaj partie Sali Berishën, duke i dhënë vulën dhe logon grupimit që drejtohej prej tij,
Salianji u shpreh se askush nuk ka pse të humbë kontributet në Partinë Demokratike, ndaj duhet të bashkohemi të gjithë në këtë parti
Ai tha se gjithkush duhet të rikapitalizojë kontributet e tij në PD, duhet të bashkohemi të gjithë në këtë parti.
“Duhet të bashkohemi të gjithë bashkë dhe betejat për ide ti bëjmë aty. Të mos humben kontributet e askujt që ka dhënë në PD
Ne jemi garancia, sikundër kemi qenë edhe më parë
Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme në partitë politike. Të mos i japim oksigjen Qeverisë duke qenë të shpërndarë, t’i nënshtrohemi rregullave, të njohim fuqinë e votës.
Vota e përcakton se kush drejton”, tha Salianji