Apeli i posaqëm nis procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit, Beleri deklarohet i pafajshëm!

by engel

Nis në Apelin e Posaçëm seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Beleri kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg nga shkalla e parë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit ditën e sotme. Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Togat e zeza pritet të marrin vendimmarrje nëse do e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë apo nëse do shpallin pafajësinë.

banner

Kujtojmë se Beleri qëndron në burg që prej 12 majit të 2023, 2 ditë para zgjedhjeve. Ai arriti të fitonte zgjedhjet por ende nuk lejuar të kryejë betimin si kryebashkiak.

Gjithashtu Beleri u zgjodh eurodeputet përkrah 7 deputetëve të tjerë të zgjedhur nga partia Demokracia e Re dhe kryeministrit Mitsotakis, për të koordinuar veprimtarinë për Parlamentin Europian.

Në një intervistë telefonike në “Now me Erla Mëhillin” ditën e djeshme, Beleri tha se nëse Apeli do i jepte pafajësi, mes detyrës si eurodeputet dhe asaj si kryebashkiak, do të zgjidhte ti shërbente Himarës./EuroNews Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy