Bukuroshja shqiptare, me origjinë nga Dibra, ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese, por vëmendjen e mori përshkrimi në gjuhën shqipe.
“Ku gjen më mirë?”- është kjo pyetja që Bebe Rexha e ka shkruar në postimin e saj të fundit në Instagram. Interesante është se ajo këtë pyetje e ka shkruar në gjuhën shqipe.
Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve.
Madje, Bebe pati premtuar vitin e kaluar një këngë në shqip, por ende nuk është publikuar.
