Der Spiegel më 1999: Rugova u ftua nga Schröder për të qëndruar në Gjermani

by Nexhat

Është riaktualizuar çështja e daljes së Ibrahim Rugovës nga Kosova në vitin 1999, i cili fillimisht ishte larguar në Itali e më pas në Gjermani. Sipas Xhavit Halitit, Rugova ka kërkuar azil në Gjermani. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Donika Gërvalla e cila ka thënë se kjo është gënjeshtër, ndërsa të premten edhe Isa Mustafa e ka mohuar duke thënë se “askush nuk e ka menduar as përmendur azilin”. Sipas tij, as Bujar Bukoshi e as anëtarët tjerë të qeverisë në ekzil s’kishin kërkuar azil atje. Mustafa ka thënë se Rugova ishte kthyer pas qëndrimit disa ditësh në Gjermani përdëri në Itali pasi Roma ishte treguar më mikëpritëse.

Çfarë kishte raportuar Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” për lëvizjen e Rugovës në Gjermani.

banner

Rugova zhvendoset në Gjermani

Lideri i moderuar I shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të lëviz zhvendoset në Gjermani.ai do të sjellë 16 persona me vete, përfshiurë gruan dhe fëmijët. Të gjithë, fillimisht, do të jetojnë në një shtëpi mysafirësh të qeverisë federale.

Bonn- Rugova do të zhvendoset në Gjermani. Kjo është njoftuar të të mërkurën në Bonn nga burime të besueshme. Rugova do ta takojë Minisrinë e Jashtëm Joschka Fischer(Të Gjelbërit), në mbrëmje. Ai nuk do të kthehen në Romë pas takimit.

Është raportuar se Rugova është ftuar për qëndrim në Gjerman inga Kancelari Gerhard Schröder. Lideri shqiptar bëri një paraqitje befasuese në Romë para dy javësh. Po ashtu u njoftua se politikani po shoqërohej nga 16 persona përfshirë fëmijët dhe gruan. Disa këshilltarë politikë fillimisht do të mbesin në Gjermani.

Po ashtu është njoftuar se  Rugova edhe enturazhi i tij do të qëndrojnë përkohësisht në shtëpinë për mysafirë të qeverisë federale në Petersberg afër Bonn’it. Lideri shqiptar bëri një vizitë befasuese në Bonn të shtunën e kaluar ku takoi Schroder. Rugova po ashtu shfrytëzoi këtë rast që të bisedojë edhe me përfaqësuesin rus për Ballkan Viktor Chernomyrdin dhe emisarin e OKB’së për Jugosllavinë, Carl Bildt. U njoftua se lëvizja e Rugovës (në Gjermani), po përgatitet.

Qeveria e Jugosllavisë papritmas e lejoi Rugovën të udhëtojë në Itali. Paraprakisht politikani ishte paraqitur në television disa herë krah Presidentit Jugosllav Millosheviq. Ai ishte detyruar që t’I bëjë këto paraqitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy