Gjyqtari Gashi: Nga marsi deri në maj kanë ardhur rreth 1200 padi lidhur me pensione

by Nexhat

Rexhep Gashi, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë në Departamentin për Çështje Administrative, tha se gjatë muajve mars-maj sipas statistikave të shkrimores kishin ardhur rreth 1200 padi lidhur me pensione.

“Qytetarët përmes edhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe instancave tjera janë t’u ushtru padi me një numër jashtëzakonisht të lartë. Unë nga shkrimorja e gjykatës të Departamentit Administrativ e kom marr një statistikë për muajt mars- maj këtij viti tre mujor ku ka rezultu që vetëm për lëndë e kësaj natyre që kanë të bëjnë me pensione në gjykatë kanë ardhur diku 1194 padi apo përafërsisht rreth 1200 padi duke marr parasysh faktin që jemi vetëm 7 gjyqtarë kjo paraqet ngarkesë për gjykatën”, tha Gashi.

banner

Një deklarim të tillë Gashi e dha në tryezën e diskutimit “(Mos) Zbatimi i të drejtave të pensionisteve në praktik dhe ngarkimi i gjyqësorit me lëndë” të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridike Falas”.

I njëjti tha do të ishte më e lehtë qe të kishte numër më të madhe të gjyqtarëve pasi që pensionisteve do të ju duhet të presin kohë të gjatë edhe pse këshilli gjyqësor i Kosovës të njëjtat lëndë i ka renditur si lëndë me prioritet

Gjyqtari Gashi tha se Departamenti për Çështje Administrative kishte numër të vogël të gjyqtareve dhe se kjo vështironte punën për shkak të numrit të madh të lëndëve.

“Pa dyshim është çështje me rëndësi ka të bëj me kategoritë më t ‘ndjeshme të shoqërisë Kosovare aktualisht në gjykatat në bazë të mandatit kushtetues dhe ligjor në këtë rast departamenti i çështjeve administrative i gjykatës Themelore në Prishtinë ka kompetencë ekskluzive në çështjen e pensioneve për ta vendosur duke marr parasysh që departamenti administrativ funksionin vetëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe aktualisht ka një numër jashtëzakonisht të vogël të gjyqtarëve që janë vetëm 7 gjyqtar për arsye të ndryshme sepse është në pritje edhe themelimi i gjykatës Administrative pastaj pritet mu shtu edhe kapacitet e gjyqtarëve”, tha Gashi

Sipas tij ligji për skema pensionale nuk lejon që një qytetar ti realizoj dy pensione, ku i njëjti tha se gjykata nga viti 2020 kishte ndërtuar një standard edhe ju kishte njohur të dy pensionet rasteve që ishin paraqitur në gjykatë dhe se aktgjykimet ishin vërtetuar edhe nga gjykata Supreme

Ndër të tjera ai shtoi se nga muaji janar departamenti për çështje administrative ishte duke u ballafaquar me një numër të madh të lëndëve dhe se qytetarët e Kosovës janë dashur që të zgjedhin mes pensionit të moshës apo pensionit të skemave të luftës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy