Haziri: Kurti do të hyjë në libër të “Guinness” – qëndroi 19 në SHBA pa protokol dhe për një takim pagoi deri në 200 mijë euro

by Nexhat

Në emisionin “EURO N’T7” është disktuar sonte se cfarë ka ndodhur në rrafshin ekonomik për 25 vjet pas clirimit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili për këto 25 vite ka qenë në pozita kyqe ka thënë se vendi ka pësuar zhvillime të mëdha deri në qeverisjen e fundit e cila ka degraduar gjithëcka duke filluar nga prishja e marrëdhënieve me miqt tanë që ndihmuan në zhvillimin e vendit tonë.

Sipas tij vendit ynë nuk qeveriset po administraohet vetëm nga një njeri sic është kryeministri Albin Kurti.

banner

Haziri ka shtuar se sa herë Kurti del jashtë vendit këtu bllokohet gjithëcka dhe se për këto vite qeverisje të tij ai do të mbahet mend për vizitatë e tij jashtë vendit me ditë të tëra pa asnjë protokol dhe pa asnjë sukses e me shumë shpenzime.

“Albin Kurti do të futet në librin e “Guinness”-it si kryeministri i vetëm kosovar që qëndroi në SHBA oër 19 ditë pa asnjë vizitë protokolare, ne i kemi gjetë sa sa i ka kushtu lobimi për të shkuar në këtë vizitë të gjatë atje, është e dhimbshme, e tmershme, vec për një pozicion janë paguar 200 mijë euro. Këto kanë qenë takime jo me nivele të larta shtetore, janë takime e vizita të kampuseve. Ka shku 14 ditë në Athinë që është vetëm 5 orë larë Kosovës, njëherë tjetër 9 ditë poashtu në Athinë pastaj në Belfast 10 ditë. Vizita të gjatë pa protokol sepse ai e administron këtë vend nuk e qeverisë, krejt tjerët e presin derisa ai të kthehet dhe nuk ka asnjë aktivitet tjetër vendimarrës përderisa ai është jashtë vendit”, ka pohuar nënkryetetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Haziri i cili gjatë këtyre 25 viteve ka qenë, kryetar komune, zv/kryeministër e ministër thotë se vendi po qeveriset sot për neser dhe qeveria aktuale ka bllokuar cdo segment të zhvillimit ekonomik sepse nuk ka dialog as me komuna e as me biznese.

“Nuk ka dialog me komuna, janë gjenerator të zhvilimit ekonomik e social, nuk ka dialog me sindikata e as me biznese. Partitë e majta si LVV, sindikatatë i kanë partner social, të cilat ky kryeministri i ka përjashtu dhe njejtë ka vepruar edhe me shoqërinë civile, me mediat me organët e drejtësisë. Përvec kësaj del ministri i Financave e thotë për tri vjet qeverisje i kemi shtuar jetëgjatësin e popullatës në Kosovë për pesë vjet”. ka pohuar Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy