Hetimi i konçensioneve në shëndetësi/ Vokshi: Socialistët po intimidojnë dëshmitarët

by Nexhat

Deputetja demokrate Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi, në rubrikën “Opinion” në Neës 24 akuzoi anëtarët socialistë të komisionit dhe shantazhojnë dhe fyejnë dëshmitarët që paraqiten në këtë komision

Vokshi tha se deputeti Plarent Ndreca dhe kolegët e tij kanë humbur kontrollin gjatë mbledhjeve të komisionit, duke fyer jo vetëm dëshmitarët, por edhe deputetët e opozitës

“Në raportet e KLSH del jo një herë por disa herë emri i Milva Ikonomi, që ka firmosur një nga dy kontratat financiare në 2015, duke i dhënë Vilma Nushit koncensionin e Check Up.

Këtë e thonë audituesit e KLSH, sipas të cilëve është abuzuar me mbi 104 mijë analiza të pakryera për të cilat është paguar Vilma Nushi, dhe nëse e llogarisimin me 15 euro një analizë, bëni pak llogaritë

Ju mendoni që Edi Rama do lejojë që të zbulohen abuzimet qindra milionëshe që kanë ndodhur me këtë kontratë?

Ajo që ne kërkuam që të paktën minimalisht që dëshmitarët, audituesit që kishin performuar auditim, gjatë kohës që Milva Ekonomi ka qenë kryetare, të mos ishte pjesë e komisionit.

Si mundët që Milva të hetojë vetën?

A ka konflikt interesi Milva Ikonomi, natyrisht që po se ka qenë edhe ministre edhe drejtoreshë?

PS ka një strategji, e para përdor joshjen, kur nuk arrin të joshë personat që do ti blejë, përdor shantazhin, dhunën, presionin.

Dje ishin të ftuar audituesit e KLSH, që duhen falënderuar sepse kanë bërë transparencën e abuzimeve në shëndetësi dhe çfarë bënë socialistët? Intimiduan dëshmitarin. Plarent Ndreca nuk bëri pyetje për gjetjet, për rekomandimet. Pyetjet e dëshmitarëve bëhen vetëm për objektin, ndërsa ata i pyetën ku keni lindur, çfarë shkolle, çlidhje familjare keni. Kishin bërë hetim personal dhe familjar për audituesit me qëllimin vetëm për ti intimiduar”, tha Vokshi.

Ajo u shpreh janë mbi 200 mln euro të vjedhura nga koncensionet në shëndetësi, vetëm në një rast që ka të bëjë pikërisht me këtë rast. Vokshi tha se socialistët po tentojnë të përdorin komisionin hetimor për hakmarrje personale ndaj KLSH-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy