Të dielen është festa e Kurban Bajramit dhe besimtarët Islam kanë festë. Megjithatë, bazuar në informacionet që ofrohen nga angjencitë turistike, duket se interesimi është shumë i madh për të shkuar në bregdetin Shqiptarë për të pushuar e jo për të festuar me të dashurit e tyre në shtëpitë e tyre.
Imami, Labinot Maliqi, ka uruar besimtarët islamë me një mesazh të veçantë, duke shpresuar që kjo festë t’i gjejë shqiptarët më të bashkuar dhe të devotshëm më njëri-tjetrin.
“Shfrytëzojë rastin që t’i urojë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Bajramit të Kurbanit, qoftë ky një festë e një sakrificë për zotin, një festë që i rifreskon raportet mes krijesave por njëkohësisht dashurinë, mbështetjen dhe përuljen ndaj zotit të plotfuqishëm. Shpresojë që kjo festë të na gjej më të devotshëm dhe të jemi më të përkushtuar në rrugën e Zotit, më të sjellshëm e më solidarë me njëri tjetrin”, ka thënë Imami Maliqi.
Temperaturat e larta kanë bëre që shumë qytetarë të bëjnë rezervime në bregdetin shqiptarë për të kaluar kështu ditën e festës së Kurban Bajramit pranë plazhit.
Imami Maliqi e konsideron një veprim të tillë si mosrespektim ndaj festave fetare dhe e vlerëson si tregues të qartë të besimit të dobët.
Ai u ka rekomanduar besimtarëve që ditën e parë të festës të festojnë në shtëpinë e tyre, e më pastaj të marrin udhë drejt bregdetit.