“Kemi shumë emocione para Shqipërisë – Barella gati, besojmë te Calafiori” – Spalletti flet para përballjes me kuqezinjtë

by Nexhat

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Dortmund.

Ai deklaroi se skuadra është e përfshirë nga emocionet, por shtoi se ato janë pozitive ndërsa lajmëroi se Nicolo Barella është rikuperuar

banner

“Sigurisht që ka gjithmonë emocione kur luhen ndeshje të këtij niveli, por nuk janë emocione toksike. Janë emocione pozitive dhe të bukura të cilat për më tepër e bëjnë këtë stadium (Signal Iduna Park) të duket i mrekullueshëm”, tha fillimisht Spalletti.

Tutje, ai u ndal te lojtari kryesor i Italisë, Nicolo Barella, i cili ishte në pikëpyetje për ndeshjen me Shqipërinë.

“Ai është rikuperuar, por do të shohim nëse ia del të mbyllë të gjithë stërvitjen dhe më pas të kuptojmë nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pres që në fushë ndaj Shqipërisë të shohë ndeshje më të mira se ato dy të fundit. Punojmë çdo ditë së bashku dhe shpresoj që të vendosim në praktikë të gjithë ato që kemi punuar në stërvitje”, shtoi Barella

Spalletti deklaroi se lojtarët janë heronj dhe se kanë punuar shumë për Euro 2024.

“Unë mendoj se në këtë moment, të gjithë ne jemi gjigantë, jemi heronj. Kemi pak kohë në stërvitje, por djemtë kanë treguar seriozitet dhe kështu bëhet më e lehtë”, nënvizoi i pari i italianëve.

Në fund ishte një koment për mbrojtësin Riccardo Calafiori, në të cilin Italia beson shumë pas sezonit të mirë me Bolognan.

“Ka treguar se mund t’i besojmë, ka kualitetet e një futbollisti ndërkombëtar. Është nga ata mbrojtës që kërkon të shkojë të shënojë me topin në këmbë”, përfundoi Spalletti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy