Ministrat e Kurtit mbledhin mbeturina me aktvistët e VV te Ujmani, e shfrytëzojnë rastin edhe për xhiro me skaf

by Nexhat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me dy ministrat e tjerë, si dhe deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Vushtrri dhe Besianë, kanë qenë në Ujman për ta pastruar këtë liqen

Kjo siç thotë Rizvanolli për nder të Javës së Lëvizjes, me moton “Rinia për ambientin”.

“Së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendra e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Besianës, në Ditën e Rinisë për VETËVENDOSJE!, në Ujman të Mitrovicës, për nder të Javës së Lëvizjes, me moton “Rinia për ambientin” pastruam Bregun e Liqenit të Ujmanit”.

“Ishte një emocion i veçantë për mua, duke parë të rinjtë e angazhuar me kaq pasion për mbrojtjen e ambientit, ndjeva kënaqësi dhe shpresë për të ardhmen tonë. Ky aktivitet na bashkoi dhe na bëri të kuptojmë se secili prej nesh mund të kontribuojë në kujdesin ndaj mjedisit”, ka thënë Rizvanolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy