Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike
Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, siglës së PD i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.
Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme