Vladimir Putin ka paraqitur ato që ai tha se ishin parakushtet e Rusisë për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Ai tha se Rusia do të ishte gati për bisedime të tilla “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Kievi heq dorë nga planet për t’u bashkuar me NATO-n
Nëse Ukraina do të pranonte këto kushte, ai tha se do të urdhëronte ndaljen e luftës dhe do të fillonte negociatat, raporton skynews.
Ai vazhdoi duke thënë se “sapo Kievi pohon se janë gati për një vendim të tillë dhe të fillojnë tërheqjen reale të forcave nga këto rajone dhe të deklarojnë zyrtarisht refuzimin e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, nga ana jonë, menjëherë, në të njëjtën minutë, do të vijë urdhri për të ndalur zjarrin dhe për të nisur negociatat”
Duhet të theksohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk është opsion heqja dorë nga territoret.
Ai deklaroi se të gjitha forcat ruse duhet të largohen si kusht për çdo marrëveshje paqeje.
Ndryshe Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.