Rama: Tribuna e famshme Verdhë e Zi e Borussias do të zëvendësohet për një natë nga dallga Kuqezi e Shqipërisë

by engel

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë në Dortmund në ndeshjen ndaj Italisë. Ky lajm ka bërë që të reagojë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili e konsideron sigurisht, të natyrshëm.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

banner

Sipas kreut të qeverisë Shqipëria e ka fituar Europianin e saj. Prandaj për të nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes me Italinë.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkroi ai.

Mediat raportojnë se biletat për sfidën ndaj Italisë janë “sold out”. Interesi i shqiptarëve ka qenë i madh të cilët do të shkojnë në Gjermani jo vetëm për ta parë ndeshjen në stadium, por edhe për ta ndjekur atë në fan zona-t e ngritura në qytetet ku do të zhvillojnë ndeshjet kuqezinjtë.

Jo më kot, nga mediat e huaja pritet që Shqipëria të ketë tifozët më të mirë që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy