Ambasadori i Kosovës në Bruksel reagon pas deklaratës së Hillit: S’mund të ketë normalizim pa njohje reciproke

by Nexhat

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbisë duhet t’i kërkohet njohja e Kosovës si kusht për hyrje në BE. Hill dje ka thënë se BE-ja po kërkon normalizim mes dy shteteve, shkruan Gazeta Express.

Bajrami në reagimin e tij ndaj diplomatit amerikan ka thënë se synimi i dialogut është normalizimi dhe se pa njohje reciproke s’mund të arrihet diçka e tillë.

“Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami, duke potencuar se kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë.

Lidhur me temën e njohjes reciproke dhe qëndirmin amerikan për Gazetën Express kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga DASH kanë thënë se synimi afatgjatë i politikës amerikane është fundi me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Agron Bajrami/ It’s plain and simple: #EU led Brussels Dialogue goal is to achieve full normalization of relations between #Kosovo and Serbia. Without mutual recognition, there can be no normalization.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy