Kate Middelton do të shfaqet në publik në ditën e lindjes së Mbretit Charles III

by engel

Princesha e Uellsit, Kate Middleton e cila i është nënshtruar trajtimit të kancerit që nga marsi, planifikon daljen e saj të parë publike në paradën e ditëlindjes së mbretit Charles III.

Siç shkruan Euronneës, princesha e Uellsit tha se ajo “po përparon” në trajtimin e saj të kancerit dhe planifikon të marrë pjesë në paradën ceremoniale të ditëlindjes së mbretit Charles III të shtunën, duke shënuar daljen e parë publike që nga diagnoza e saj.

“Unë jam duke bërë përparim të mirë, por siç do ta dijë kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate në një deklaratë të lëshuar të premten.

Gruaja 42-vjeçare e Princit William, e cila njoftoi në mars se po i nënshtrohej kimioterapisë për një formë të paspecifikuar të kancerit, nuk ka bërë asnjë dalje publike këtë vit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy