57
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Me datë 14 Qershor 2024, në Rr. Sadri Kelmendi në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.