51
Catherine, Princesha e Uellsit, iu bashkua anëtarëve të tjerë mbretërorë në ballkonin e Pallatit Buckingham për ditëlindjen zyrtare të Mbretit, duke shënuar kështu daljen e saj të parë publike që kur u diagnostikua me kancer.
Princesha e Uellsit, burri i saj William dhe fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis u mblodhën në ballkon me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla për të parë një fluturim të Forcave Ajrore Mbretërore. Ata tundnin me dorë dhe i buzëqeshnin turmës, e cila i priti me brohoritje./CNN