Biden nën akuzë: qeni i tij kafshon agjentët sekretë përsëri

by engel

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden kishte nxjerrë për ta shëtitur qenin në kopshtin Kennedy gjatë 12 shkurtit të vitit të kaluar, kur kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret i cili iu kishte afruar presidentit amerikan për ta ndihmuar në diçka – thuhet në dokumentet që i ka siguruar ABC News.

banner

“Ndërsa po ecja në drejtim të tij për t’u siguruar nëse ka nevojë për ndihmë, qeni vrapoi dhe më kafshoi, e largova menjëherë dorën dhe thash jo. Ai sërish mu vërsul dhe më kafshoi për herë të dytë”, ka thënë agjenti.

Në e-mailet e dërguara thuhet se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim në lëkurë apo të ketë ndonjë kockë të thyer, por se palltoja e agjentit kishte shenja të kafshimit nga qeni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy