Sylvinho: Nuk ishim keq ndaj Italisë, qendruam të fortë deri në fund

by engel

Në ndeshjen e parë të EURO 2024, Shqipëria humbi ndeshjen ndaj Italisë me rezultat 2 me 1duke humbur mundësinë që të merr pikët e para në këtë kampionat.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur pas ndeshjes. Pavarësisht këtij rezultati, ai e sheh gotën gjysmë plotë dhe shpreson arritjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen me Kroacinë.

banner

Sylvinho: Ishim pak nervoz në këtë debutim, nuk ishte e thjeshtë për ne, ky është vetëm Evropiani i dytë, jemi një ekip i ri. Nuk bëmë keq kundër Italisë, qëndruan në lojë deri në fund, por ishte e vështirë të bllokojë lojtarë si Barella dhe Jorginho. Në fund kishim shansin edhe të barazonim ndeshjen, por ishte e vështirë t’i merrje topin Italisë. Çfarë pres për ndeshjen e radhës? Jemi të lumtur, të vinim deri këtu ka qenë e vështirë. Kroacia teknikisht është shumë e fortë, për ne kjo ndeshje tani bëhet përcaktuese. Duhet të arrijmë një rezultat pozitiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy