Asani humb stërvitjen e së dielës, stafi teknik po vlerëson situatën e tij

by Nexhat

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg derisa tanimë kanë nisur stërvitjet për këtë duel shumë të rëndësishëm

banner

Ditën e diel, Sylvinho ka ndarë skuadrën në dy grupe me lojtarët që kanë luajtur dhe ata që nuk kanë luajtur.

Jasir Asani, si pasojë e goditjes që ka marrë në kavilje në rastin e golit të Barelës, ka ndjerë dhimbje dhe për të mos rrezikuar, stafi i përfaqësueses e ka lënë pushim sulmuesin anësor në stërvitjen e sotme e cila ishte vetëm altetike për të gjithë lojtarët që luajtën titullarë.

Gjendja e futbollistit do të vlerësohet në ditët në vijim, edhe pse raportohet se nuk është asgjë shqetësuese

Asani është një nga lojtarët e paprekshëm të Sylvinhos, i cili i besoi anësorit edhe pse ai kishte luajtur pak minuta me klubin e tij gjatë këtij viti.

Asani luajti 68 minuta në ndeshjen ndaj Italisë, duke regjistruar 22 prekje të topit, me 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara, 0 nga 3 driblime të realizuara dhe vetëm 1 nga 8 duelet e fituara sipas të dhënave të Sofa Score

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy