Gjuriq i kërkon ndihmë përfaqësuesit sllovak të OKB që mos të hiqen masat ndaj Kosovës

by Nexhat

Ndihmësi i Sekretarit e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të Paqes, Miroslav Jença sot ka vizituar Beogradin me ç ‘rast është takuar me ministrin e jashtëm serb Marko Gjuriq, i cili e ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar ndihmë prej tij që të ndikojë që të mos hiqen masat kufizuese ndaj Kosovës.

“Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Serbi”, Gjuriq ka pretenduar se roli i Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë është i një rëndësie jetike”, pretendohet në deklaratën e ministrisë së jashtme serbe

banner

Në këtë kuptim, ai ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e tendencave për heqjen e masave kufizuese të vendosura ndaj Kosovës.

“Heqja e mundshme e masave tashmë “shumë të kufizuara” dhe “të pamjaftueshme” ndaj regjimit të Albin Kurtit do të nënkuptonte një pajtim të nënkuptuar me pasojat e agjendës së tij etno-nacionaliste, e cila për gati tre vjet ka qenë fatale për jetën dhe mbijetesën e “popullit serb” në Kosovë”, ka pretenduar Gjuriq

Ai ka shtuar se regjimi i Albin Kurtit “duhet të sanksionohet, jo të shpërblehet dhe të tolerohet për sjelljen e tij të papërgjegjshme”.

Kjo, ka pretenduar Gjuriq në propagandën e tij, “do të dërgonte një sinjal shumë të keq për rajonin se aktet e njëanshme, provokuese dhe të dëmshme të Kosovës – duke përfshirë shkeljen më të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, presionet, abuzimet, dhunën brutale fizike dhe institucionale kundër serbëve dhe persekutimin e përgjithshëm sistematik të populli serb” – gëzon mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy