Konjufca: Populli nuk e braktisi VV’në, qofshim bashkë drejt horizonteve të reja

by Nexhat

Në përmbylljen e “Javës së Lëvizjes”, kryetari i Kuvendit njëherit nënkryetar i Levizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij i qëndroi popullit pranë dhe “populli nuk i braktisi kurrë”.

Ai uroi të gjithë pjësëmarrësit për 19-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe në drejtim të popullit tha:

banner

“Popullit i qëndruam pranë dhe nuk na braktisi kurrë…Qofshim bashkë edhe drejt horizonteve të reja”, tha Konjufca, .

“Populli e kupton shumë mirë gjuhën e LVV-së e na kupton shumë mire neve sepse ne kemi lindur nga gjiri i saj”, u shpreh ai.

Tutje, Konjufca falënderoi aktivistët e LVV-së dhe tha se aktivistët nuk kursyen as jetën e tyre.

“Aktivistët që dhanë gjithçka si Arbnori e Astriti, Arben Xheladini e Mon Balaj”, u shpreh ai.

Si figurë frymëzuese për Lëvizjen Vetëvendosje e përmendi veprimtarin Ukshin Hotin.

Ai citoi edhe deklaratën politike të Ukshin Hotit dhënë para gjyqit të Serbisë.

“Populli shqiptar duhet të bashkohet, këtë e dinë të gjithë dhe askush nuk e konteston. E ka një gjuhë, kulturë e histori…”, citoi Konjufca Hotin ndër të tjera.

Ai bëri thirrje për “përgjegjësinë që e ka Serbia të drejtpërdrejtë për zhdukjen me dhunë të Uskhin Hotit nga burgu të cilin vetë e menaxhonte, ashtu siç bëjmë thirrje për drejtësi, e drejtësia të vijë më në fund edhe për gjenocidin që e kemi përjetuar nga Serbia”, tha Konjufca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy