Kurti tallet në tubimin e VV’së: Zgjedhjet parlamentare më 2025, opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, ato parlamentare si dhe ato lokale.

banner

Gjatë fjalimit Kurti përmendi opozitën, duek pretenduar se “s’mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht”.

Si formë shembulli përdori klubin Ballkani nga Suhareka që këtë edicion fitoi Supërligën e Kosovës si dhe Kupën e Kosoëës, në këtë mënyrë Kurti aludoi VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare e ato lokale.

“Në vitin 2025 do t’I kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy