Llapi dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët e mundshëm të rrethit të parë

by Nexhat

Llapi dhe Malisheva kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e parë të garave evropiane.

Llapi do të luaj në raundin e parë të Ligës së Evropës, derisa Malisheva në rrethin e parë të Ligës së Konferencës

banner

Si llapjanët ashtu edhe malishevasit ndodhen në vazon e skuadrave jo favorite.

Skuadra e Tahir Batatinës do të mësoj kundërshtarin e raundit të parë nesër, derisa tanimë di emrat e pesë ekipeve të mundshme ku do të përballet me njërin prej tyre.

Kundërshtarët e mundshëm të Llapi: FC Sheriff Tiraspol, NK Maribor, FC Tobol, Wisła Kraków, Pafos FC, Paksi FC.

Ndërkohë Malisheva do të luaj për herë të parë në garat evropiane, derisa do ta nisë nga raundi i parë i Ligës së Konferencës.

Malishevasit mund të ndeshen me skuadrat shqiptare, pasi Shkëndija e Tetovës dhe Tirana janë në mesin e kundërshtarëve të mundshëm.

Kundërshtarët e mundshëm të Malishevës: KF Shkëndija, FK Budocnost Podgorica, Inter Club d’Escaldes, KF Tirana, La Fiorita 1967.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy