Milani po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratave të dy lojtarëve

by Nexhat

Divock Origi dhe Fodo Ballo-Toure që të dy do të rikthehen tek Milani pasi dështuan që të shkëlqejnë në Ligën Premier dhe klubi është i hapur që t’i ndërpresë kontratat e tyre.

Sulmuesi belg kaloi sezonin 2023/2024 në huazim tek Nottingham Foresti dhe nuk tregoi asgjë të veçantë, përveç një goli të shënuar dhe një asistimi në 22 paraqitje, duke bërë gjashtë paraqitje

banner

Ai asnjëherë nuk ia doli që të shkëlqejë me “Rossonerët”, dhe karriera e tij pësoi një rënie të lirë që prej se u largua nga Liverpooli.

Gjërat edhe më keq janë për Ballo-Toure, të cilit shumë pak iu dha hapësirë tek Fulhami aty ku u transferua në formë huazimi

Ai arriti që të luajë vetëm 230 minuta përgjatë tri ndeshjeve, ndërsa vetëm dy nga këto paraqitje erdhën në 2024 dhe ai ishte jashtë ekipit për pjesën më të madhe të fazës finale të sezonit.

Tuttosport raporton se Milani nuk e ka për qëllim që ta mbajë në ekip Origin ose Ballo-Toure dhe tashmë i ka informuar agjentët e dy lojtarëve që të gjejnë një ekip të ri këtë verë.

Në rast se dyshja dështojnë të gjejnë ndonjë ekip, atëherë Milani do të ishte i hapur që të ndërpresë kontratat e tyre duke i lejuar ata që të largohen si agjent të lirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy