Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka paralajmëruar padi ndaj disa portaleve për siç thotë “shpifje denigruese” ndaj tij.
Sipas tij, raportimi për “ndikimin e tij për emërim të kryeinspektorit të AKI-së”, sulmon dhe cënon dinjitetin e tij.
“Paralajmëroj ngritjen e padisë ndaj tyre dhe ftoj Prokurorinë e Shtetit të konsiderojnë inicimin e hetimit ndaj të lartcekurve, për të identifikuar motivet e këtyre shpifjeve.
Shpifja është në lidhje me kinse ndikimin tim në emërimin e kryeinspektorit të AKI, duke postuar një link të portalit Insajder, i cili gjithashtu fabrikon se kinse kryeinspektori ka qenë i punësuar në vitin 2006 në MDA, ish-kompaninë ku kam punuar”, shkruan Dalipi në profilin e tij në Facebook
Postimi i tij i plotë: