Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

by Nexhat

Nedim Bajrami do të mbahet gjatë në mendje të tifozëve të futbollit, ose së paku sa herë të luhet një Kampionat Evropian.

Mesfushori shqiptar ka thyer një rekord të vjetër 20 vjeçar duke shënuar golin më të shpejtë në një Kampionat Evropian

banner

Këtë rekord e mbante rusi Dmitri Kirichenko, që kishte realizuar në vitin 2004 për 1:07 në fitoren e Rusisë 2-1 ndaj Greqisë.

47-vjeçari ka folur për këtë rekord, duke thënë se nuk e ka pritur që një Kombëtare si Shqipëria ta thyej atë

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha Kirichenko

Kirichenko, 47 vjeç, u bë trajner një dekadë më parë dhe aktualisht drejton Tekstilshchik në Kategorinë e Dytë Ruse.

Ai e merr me humor atë që ndodhi duke thënë se tani është i lirë të pushoj pasi nuk është më një rekordmen.

“E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë kuptim për mua. 20 vjet duken shumë të gjata për ta thyer atë. Tani, më në fund, mund të pushoj”, deklaroi trajneri rus duke qeshur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy