Moti i nxehtë i verës ka shkaktuar disa zjarre problematika në Gjirokastër duke bërë që edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi të reagojë për situatën e krijuar
Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Golemi ka kërkuar nga banorët të mos luajnë me zjarrin
“Kemi hyrë në një periudhë me temperatura të larta. Lutja e thirrja ime shkon për të gjithë, sidomos banorët në zonat rurale, të mos luajnë me zjarrin”, shprehet kryetari i Bashkisë Gjirokastër. Sipas tij “nevojitet kujdes maksimal për të evituar çdo rrezik të mundshëm, të mbrojmë jetën dhe pronën”.
Mesditën e sotme në fshatin Erind, Lunxhëri u regjistrua sërish një zjarr problematik në kullota, i cili kërcënoi jetën dhe pronën e qytetarëve. Shërbimi Zjarrfikës apelon për parandalimin e zjarreve të verës dhe evitimin e dëmeve të tyre