Situata e Kvaratskhelias te Napoli, reagon klubi italian

by Nexhat

Menaxheri i Khvicha Kvaratskhelia ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga Napolit këtë verë, por klubi dhe trajneri, Antonio Conte dëshirojnë ta mbajnë gjeorgjianin në ekip, dhe tashmë e kanë refuzuar edhe një ofertë prej 100 milionë nga PSG.

“Sky Sport Italia” raporton lajmet më të reja rreth situatë së Kvaratskhelias në Napoli, pasi menaxheri i tij shprehu dëshirën për t’u larguar nga klubi italian,

banner

Megjithatë, dy palët ende nuk kanë arritur marrëveshje, kështu që paga e lojtarit mbetet edhe për pak kohë tek 1.2 milionë euro për sezon.

Kjo e ka rritur frustrimin e Kvaratskhelias, veçanërisht pasi disa klube nga Europa janë gati t’i ofrojnë atij pagë më të lartë.

Gjiganti i Ligue 1, PSG janë në “pole-position” për nënshkrimin e tij, mirëpo, sipas “Sky”, Napoli veçse ka refuzuar ofertën e parë, që shkonte deri në 100 milionë euro.

Gazetari Manuele Baiocchini raportoi të dielën mbrëma se drejtorët e Napolit mendojnë se ekipi përfaqësues i Kvaras nuk mund të kërkojë largimin, pasi lojtari është nën kontratë me ta deri në vitin 2027.

Klubi italian do të vazhdojë punën në vazhdimin e kontratës së Kvarastkhelias, dhe nuk do ta vendosin në treg të transferimeve.

Trajneri i ri, Antonio Conte po ashtu e sheh si pjesë kyçe të projektit të tij me Napolin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy