Në Paris është hapur panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, EUROSATORY 2024.
I pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Teksa bënë të ditur se do vizitojë për disa ditë panairin i shoqëruar për të parë zhvillimin në këto fusha.
“Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë,” shkruan Sveçla.
“Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.”