Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

by Nexhat

Ballkani ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka pasur fat në short, ku fillimisht ka shmangur përballjen me skuadrat shqiptare si Struga, Egnatia dhe Decic

banner

Suharekasit në rrethin e parë do të përballen me UE Santa Coloma, skuadrën kampione në fuqi të Andorrës.

Ky është një fat i madh për Ballkanin, pasi shorti deshi që të takohet me kundërshtarin më të dobët të grupit.

Ndeshja e parë do të luhet në Kosovës, derisa ajo e kthimit në Andorra.

Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.

Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The New Saints

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy