Bill Gates po kthehet drejt armëve bërthamore

by engel

Bill Gates ka thënë se është gati të financoje miliarda dollarë në një projekt në Wyoming për termocentralet bërthamore të gjeneratës së ardhshme që duhet të mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit në rritje të energjisë elektrike në SHBA.

Startup TeraPower i financuar nga Gates javën e kaluar filloi ndërtimin e reaktorit të tij të parë tregtar në Wyoming, ku një termocentral me qymyr është në proces mbylljeje. Pritjet e Terapower janë që reaktori i ri të jetë gati deri në vitin 2030.

banner

“Unë do të investoj mbi një miliard dhe më pas do të investoj disa miliardë të tjerë,” tha Gates.

Një nga karakteristikat kryesore të projektit është se karburanti bërthamor për termocentralin do të blihet nga Shtetet e Bashkuara, dhe jo nga Rusia, siç është praktika aktuale.

Energjia bërthamore po bëhet gjithnjë e më tërheqëse si një pjesë kyçe e trajtimit të ndryshimeve klimatike, kryesisht për shkak se nuk ka emetime karboni. Vitin e kaluar, 25 vende pjesëmarrëse në konferencën e klimës COP28 në Dubai njoftuan se synojnë të trefishojnë kapacitetin e tyre bërthamor .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy